Connect with us

Lajme

Meta: Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përshëndetur vendimin e parlamentit të Kosovës për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse në botë.

Meta e cilëson vendim historik dhe thekson se Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim.

“Përshëndes vendimin historik të Parlamentit të Kosovës për të autorizuar Forcën e Sigurisë së Kosovës të marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në botë, në bashkëpunim me ushtrinë amerikane. Kosova dëshmon qartë çdo ditë se është jo vetëm një faktor i rëndësishëm për paqen, stabilitetin e sigurinë në rajon, por edhe promovuese e këtyre vlerave në botë”.

“Kosova e meriton plotësisht të jetë sa më parë anëtare e NATO-s dhe do të ketë mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në këtë drejtim”, ka thënë Meta.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK