Connect with us

Lajme

Meta dekreton tri aktet e propozuara nga Kuvendi rreth marrëveshjes së vaksinës ndaj koronavirusit

Publikuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar ligjet për miratimin e akteve normative për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anticovid-19, të cilët janë të certifikuar nga Departamenti Amerikan i Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe/ose Agjencia Europiane e Barnave (EMA) për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me këtë vaksinë.

Për miratimin e tekstit të marrëveshjes për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Institutit të Shëndetit Publik dhe ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e procedurës për lejimin e hyrjes dhe administrimit të vaksinave anticovid-19 në Republikën e Shqipërisë, si dhe përdorimin e tyre në popullatë””. Si dhe  “Prodhimin dhe furnizimin ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik””.

Ndërkohë, Meta, i bën thirrje Qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet seriozisht me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim, brenda një kohe sa më të shkurtër dhe përmes një protokolli shëndetësor të sigurtë, që garanton ruajtjen e vaksinës në parametra të sigurtë, me qëllim efektivitetin e saj, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit shqiptar thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj, sipas rregullave, që normojnë këtë proces me kaq rëndësi.

Transparenca sipas tij është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër kësaj pandemie tepër të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK