Connect with us

Sport

Mesut Ozil do lërë Arsenalin: Cili do jetë destinacioni i bujshëm post-londinez

Published

on

Duket se telenovela për kontratën mes Mesut Ozil dhe Arsenal më në fund mbërritur në epilogun e saj. Eshtë arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund kontratës së tij, e cila do të përfundonte për gjashtë muaj. Gjermani duhet të udhëtojë në Turqi deri në fund të kësaj jave dhe të nënshkruajë për Fenerbahce. Pra, turku në origjinë do kthehet në origjinën e tij, pas një jete në Gjermani, që në vogëli.

Sipas kontratës, Mesu Ozil do të fitojë 7 milion paund nga tani deri në fund të kontratës në qershor, pasi ai fiton 350,000 paund në javë.

Nuk është konfirmuar zyrtarisht, por Ozil dyshohet se hoqi dorë nga një pjesë e pagës së tij, duke i dhënë fund qëndrimit të tij në veri të Londrës.

Presidenti i Fenerbahces, Ali Koc zbuloi javën e kaluar se është bërë përparim, ndërsa drejtori sportiv Emre Belozoglu shtoi se transferimi i Ozilit po afrohet.

Si një kujtesë, Ozil largohet nga Arsenali pasi luajti 254 ndeshje për Gunners. Ai shënoi 44 gola dhe regjistroi 77 asistime pasi erdhi nga Reali në 2013 për 42.5 milion paund.

.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com