Connect with us

Lajme

Me shpejtësi marramendëse mori përpara 4 automjete, kush është drejtuesi i BMW-së luksoze që u largua nga vendngjarja (VIDEO)

Publikuar

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Berat-Uznovë, ku një automjet luksoz tip BMW me drejtues Eris Domaxeti ka përplasur 4 automjete duke shkaktuar një aksident masiv.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shtetasi Eri Ilia, 38-vjeç, i cil është transportuar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spital.

Shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë së lartë nga Domaxeti, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pasi shkaktoi përplasjen.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews makinat janë shkatëruar plotësisht pas përplasjes duke dëshmuar fuqinë marramendëse të mjetit tip BMW. (Faxweb.al)

NA NDIQ NË FACEBOOK