Connect with us

Religjion

Mburrja – një veti e shëmtuar që të gjithë e duan

Publikuar

Mburrja është sjellje problematike që në përgjithsi shkakton refuzim dhe konsiderohet si sëmundje shpirtërore.

Askush nuk i pëlqen mburravecët, njerëzit që ecin me mburrje dhe që kur takohen me miqtë ose shoqërinë nuk mund të qëndrojnë pa folur e lavdëruar vetvetën për arritjet e tyre.

Edhe Zoti ka shpallur mospëlqim ndaj mburrjes: “Allahu nuk i do arrogantët dhe ata që lavdërohen”- Kuran 31:18.Nëse ke arritur dicka në jetën tënde, në punën tënde etj etj që të tjerët para teje nuk e kanë bërë, mos u mburr para të tjerëve por shtoje falenderimin ndaj Zotit tënd për mundësinë që të dha që ti të jeshë ai që realizoj këtë punë.

Shto falenderimin dhe qëndro modest, sepse sado që ke arritur përsëri as 1% kontribut nuk ke dhënë aq sa ka dhënë i dërguari i Zotit për këtë fe.

Musa Biba

NA NDIQ NË FACEBOOK