Sport
Mbrëmje Superkupash/ Barça kërkon finalen, Pochettino do trofeun e parë me PSG-në
E mërkura në Supersport do të ketë hapësira edhe për futbollin spanjoll, pasi në orën 21:00 do të vijë sfida Real Sociedad – Barcelona, e vlefshme për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.
Pasi dështuan në të gjithë kompeticionet ku morën pjesë sezonin e kaluar, katalanët kanë Superkupën shansin e vetëm për të marrë një trofe, që do të shërbente për të rritur moralin e skuadrës dhe trajnerit Koeman, që u ul në pankinë vetëm në fillim të këtij sezoni.
Skuadra që do të fitojë sonte, do të sigurojë kalimin në finale, aty ku do të përballet me fituesen e çiftit Real Madrid – Athletic Bilbao, ndeshje që do të luhet nesër në mbrëmje, ndërsa finalja e kompeticionit është programuar për në fundjavë.
Mbrëmjen e sotme do të luhet edhe Superkupa e Francës, trofe që do të diskutohet mes Paris Saint Germain dhe Marseille. Sezoni i kaluar në Francë u ndërpre para kohe për shkak të pandemisë dhe nuk rifilloi më, ndaj finalja e Superkupës do të diskutohet mes PSG-së si fituese në tavolinë e titullit kampion dhe Marseille, që ishte në vendin e dytë në renditje në momentin e ndërprerjes së kampionatit.
Trajneri Maurizio Pochettino mori drejtimin e kryeqytetasve vetëm në fillim të këtij muaji, por sot ka një shans të artë për ta nisur mbarë eksperiencën te PSG-ja, nëse ia del të fitojë trofeun e Superkupës.
Kjo është hera e dytë pas vitit 2000, që dy skuadrat përballen për finalen e Superkupës, pasi më herët kanë diskutuar këtë trofe në 2010-ën dhe pas një barazimi pa gola, ndeshjen e fitoi Marseille me penallti.
Megjithatë përballjet e fundit në kampionat flasin dukshëm në favor të kryeqytetasve, që janë pretendentët kryesorë për të fituar edhe sonte, ndonëse Pochettino do të duhet të bëjë llogaritë me mungesën e shumë yjeve.
-
Lajme3 days ago
I mori një gruaje 270 mijë euro, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë
-
Lajme3 days ago
FOTO/ Pamje të tmershme nga aksidenti, si u shua familja nga Kosova
-
Lajme2 days ago
Ndodhi në Shkup: Gruaja ndahet nga burri ish funksionar, pasi nuk është më drejtor
-
Lajme3 days ago
Zgjedhjet e 25 prillit/ Murati: Ja qarku që do të vendosë rezultatin