Lajme
Maqedonia si Mongolia – Korrupsioni zhyt vendin në fundin e tabelës

Maqedonia e Veriut është ranguar më keq se çdoherë deri tani në indeksin e korrupsionit sipas Transparency International. Vendi ka pësuar ulje prej 5 pozitash, duke u radhitur në pozitën 111 në shoqëri të Bosnjës, Panamsë, Mongolisë. Bashkë me Bosnjën dhe Hercegovinën, Maqedonia e Veriut janë në pozitën e fundit të vendeve të rajonit sipas perceptimit të korrupsionit, përcjell in7.
Këtë vit Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit 2020 e shënon rezultatin më të ulët dhe rangimin më të ulët të Maqedonisë së Veriut në IPK që prej vitit 2001 kur radhitej për herë të parë. Nga plotë 180 shtete, Maqedonia e Veriut radhitet në pozitën 111 duke shënuar rënie prej 5 pozitash me 35 pikë të tubuara, aqsa ka pasur edhe në vitin e kaluar.“COVID19 nuk është vetëm krizë ekonomike dhe shëndetësore. AJo paraqet edhe krizë korruptive. Krizë me të ciln nuk arritëm të përballemi”, ka theksuar Delia Fereira Rubio, kryetare e Transparency International, përcjell in7. Edhe pse vendi prej vitesh ka formuar Komision Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit dhe në qeverinë aktuale ka Zëvendëskryeministër për luftë ndaj korrupsionit, të gjitha këto nuk i kanë ndihmuar Maqedonisë së Veriut që të përmirësojë nivelin e kësaj dukurie të dhimbshme dhe shumë negative./in7.tv/
Raportin e plotë të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit mund ta lexoni duke klikuar KËTU!

















