Connect with us

Lajme

Maqedoni/ Stabilizohet situata nëpër spitale

Publikuar

Ulja e numrit të kovid paciantëve në trajtim spitalor ka bërë që të zbrazet spitali modular pranë klinikës infective. Nga misnitria e shëndetësisë thonë se presioni në kovid qendrat ka rënë, shkruan TVM2.

 “Spitali modular në Klinikën për sëmuindje infektive është zbrazur për reorganizim të kuadrit dhe uljen e presionit të pacientëve në trajtim spitalorë”, thonë nga MSH. 

Edhe në qytetet tjera të vendit po shënohet ulje e kovid pacientëve por në disa qytete vazhdon të ndërtohen spitalet modulare, pasi siç thonë nga minsitria e shëndetësisë, virusi është i pa parashikueshëm.

  “Spitalet modulare janë reparte mini infektive, me të cilat zgjerohet kapaciteti i reparteve infektive për kovid pacientë. Të njejtat pas përfundimit të pandemisë do të shfrytëzohen në kuadër të spitaleve, në përputhje me nevojat e zgjerimit të reparteve të caktuara, apo në pjesën e ambulancave”, thonë nga MSH. 

Nga minsitria e shëndetësisë kanë bërë të ditur se në24 orët e fundit në kovid qendrat në Shkup në trajtim spitalor janë shtrirë edhe 17 kovid pacient të ri, derisa 10 pacient janë shëruar. Numri i përgjithshëm I kovid pacientëve në Shkup është 379 persona, ndërsa në kovid qendrat në tër vendin arrinë në 883 pacient, ndërsa ka edhe rreth 450 shtretër të lirë.  Poashtu vendi po përgaditet për tranportin e sasisë së pare të vaksinave anti kovid, ka deklaruar për servisin publik Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.  /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK