Lajme
MAQEDONI/ 394 raste të reja me Covid-19, 387 janë shëruar, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se në 24 orët e fundit nga 2236 testime të realizuara, 394 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 387 pacientë të shëruar nga virusi korona, ndërsa 9 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19.
















