Connect with us

Sport

Llapi barazon ndaj turqëve të Tuzlaspor në miqësore!

Publikuar

Barazim 1-1 për Llapin në miqësoren e parë në tokën turke. Skuadra nga Podujeva ka udhëtuar drejt Antalyas për të zhvilluar fazën përgatitore të dimrit dhe të dielën u përball me ekipin e ligës së parë turke Tuzlaspor që pozicionohet në vendet e para dhe synon ngjitjen në Superligë. Llapi bëri një paraqitje shumë të mirë, duke marrë një barazim me shumë vlera përballë një ekipi të fortë. Llapi kaloi në epërsi në minutën e 35-të me Muhamet Hysenin pas asistit nga Valmir Veliu. Por pas një goditjeje këndi në fundin e pjesës së parë Tuzlaspor barazoi shifrat dhe ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund.

NA NDIQ NË FACEBOOK