Religjion
Lidhja në mes të namazit dhe furnizimit /tregim udhëzues/

Një rob i zellshëm i Allahut hyri në dhomën e gruas së tij dhe i gjeti fëmijët duke fjetur.
Ai e pyeti gruan e tij: “A e kanë
falë fëmijët namazin e jacisë?”
Ajo u përgjigj: “Nuk kisha asgjë
për t’i ushqyer, kështu që i argëtova dhe i vura në gjumë para se të faleshin.”
“Zgjoji ata!”– tha ai.
“Nëse i zgjoj, ata do të qajnë nga
uria dhe nuk kam asgjë për t’i ushqyer!” – u përgjigj ajo.
“Më dëgjo mua, unë jam i detyruar
t’i urdhëroj ata të falen, kurse furnizimi i tyre nuk është detyrimi im. Zgjoji
ata përnamaz, kurse furnizimi i tyre është tek Allahu!”
Allahu thotë:“Dhe urdhëroje familjen tënde që të bëjë
namaz dhe në këtë bënu këmbëngulës! Na nuk kërkojmë furnizim prej teje. Na të
furnizojmë ty, e përfundimi i mirë është për ata që ruhen nga mëkatet.”(Taha, 132)- tha ai.
Nëna iu bind dhe i zgjoi fëmijët e saj që
të falen. Pasie mbaruan namazin, dikush trokiti në derë. Ishte një fqinj i
pasur, i cili e solli një tepsi plotë me ushqime të llojllojshme.
“Merre këtë për familjen tënde”, i tha ai mikpritësit.
Kurse ky e pyeti: “Çka është
ajo?”
Ai iu përgjigj:“Më vizitoi një nga
personalitetet e këtij vendi, dhe unë këtë ushqim e përgatita apostafat për të.
Mirëpo, ne u acaruam në bisedë dhe u grindëm para se të hanim, dhe ai u betua
se nuk do të hante asgjë dhe shkoi. Unë e mora ushqimin me vete dhe i thash vetvetes:
‘Këtë ushqim do t’ia jap atij tek dera e të cilit më ndalojnë këmbët.’Dhe ja, unë
u ndala para derës sate. Pasha Allahun, nuk e di se çka më solli para derëssate!”
“O Zoti im, bën që unë të kryejë përherë namazin edhe prej pasardhësve të mi! O Zoti ynë, pranoje lutjen time!” (Ibrahim, 40)
/Akos.ba/
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)






















