Connect with us

Lajme

LAJMI I FUNDIT/ Vetëm 190 raste të reja dhe numër rekord i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Publikuar

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1530 testime, dhe janë regjistruar 190 raste të reja të kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, raporton Zyrtare.net

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi gjithsej 2009 pacient të shëruar, që përbën një shifër rekord.

Në 24 orëve të fundit 6 persona me Covid nëdruan jetë edhe atë katër pacientë nga Shkupi (60, 74, 44 dhe 86), një nga Kumanova (72) dhe një pacient nga Gostivari (64). Të gjithë pacientët vdiqën në kushte spitalore./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK