Lajme
Lajm i trishtë për demokratët/ Humb jetën kandidatja për deputete

Është ndarë sot nga jeta para kohe kandidatja për deputete e PD-së në Lushnje, Ardita Gjyla.
Dega e Partisë Demokratike në Lushnje i ka dedikuar një postim, ka ka përshkruar edhe kontributin e saj në shoqëri dhe në PD.
Ardita Gjyla ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak me siglën e PD-së, anëtare e Kryesisë së degës së PD-së Lushnje, kandidate për deputete, drejtuese në Arsim dhe nivele të tjera vendore.
Postimi i plotë:
Lamtumire Ardita Gjyla!
Largohet nga kjo jete nje nene, grua, mesuese, bashkeshorte dhe aktiviste e PD. Dhimbje per humbjen e parakoheshme te Ardita Gjyles, e cila ka dhene kontributin e saj prinderor, qytetar, edukativ e politik, drejtuese ne disa institucione ne karrieren e saj. Anetare e Keshillit Bashkiak me siglen e PD-se, anetare e Kryesise se deges se PD-se Lushnje, kandidate per deputete, drejtuese ne Arsim dhe nivele te tjera vendore, sot Ardita Gjyla merr lamtumiren e fundit nga te gjithe familjaret, bashkeqytetaret, anetaret dhe simpatizantet e PD Lushnje.





















