Connect with us

Sport

“LA LIGA’S ULTIMATE XPERT 2020-21”, argëtim dhe plot dhurata në konkursin e DigitAlb

Publikuar

Jeni i pasionuar me futbollin spektakolar spanjoll? Dëshironi të provoni njohuritë rreth këtij kampionati dhe të fitoni dhurata të këndshme apo të surprizoheni me një udhëtim në Spanjë? Mjafton të bëheni pjesë e lojë sonë.

Për herë të parë DigitAlb, në bashkëpunim me La Ligan, organizojnë një konkurs, ku çdo javë do të ketë fitues të dhuratave që vijnë ekskluzivisht nga organizatorët e kampionatit spanjoll. Çdo javë, deri në maj, pjesëmarrësit në “LA LIGA’S ULTIMATE XPERT 2020-21”, që do të zhvillohet në profilet zyrtare të DigitAlb-it, në rrjetet sociale, mund të fitojnë setin e dhuratave: 1 top futbolli Puma dhe 1 fanellë të ekipit të zemrës, sipas dëshirës.

La Liga ju teston, sa mirë e njihni kampionatin spanjoll? Bëhuni gati të luani dhe të fitoni! Do të jenë plot 20 fitues të këtyre dhuratave dhe SUPER ÇMIMI, një udhëtim në Spanjë për të provuar e ndjerë nga afër përvojën dhe emocionet që La Liga dhuron. Jeni gati të luani?

NA NDIQ NË FACEBOOK