Connect with us

Lajme

“Kush i nënçmon shqiptarët në Maqedoni gabon rëndë” – Deklarata e fuqishme e ish kryeministrit, Ljubço Georgievski (VIDEO)

Publikuar

Ndodhitë e fundit politike në vend, protestat e të premtes, regjistrimi, propozim ligji për shtetësi e një sërë ndodhish tjera, ngjallën sërish në vend një problem që dukej të jetë fshehur. Nacionalizmi dhe urrejtja e qytetarëve maqedonas ndaj shqiptarëve, sidomos e shprehur në rrjetet sociale pas protestës, po vë në dyshim edhe njëherë bashkëjetesën mes dy popujve më të mëdhenj në vend. Kjo po ndodh në një periudhë kur shteti fqinj, Bullgaria po bllokon procesin integrues të vendit si pasojë e kundërshtimeve rreth historisë së përbashkët mes dy vendeve apo edhe për gjuhën. Të gjitha këto ndodhi, ashtu si edhe më herët gjatë qeverisjeve të kaluara, vëmendjen e kthejnë brenda për brenda vendit, tek “beteja historike” se kush është autokton, kush është më i madh, më i civilizuar, më i vjetër, më shkelur, kush meriton të zhduket e të ngjashme, shkruan in7.

Në rrjete socialeka filluar të shpërndahet një video e para disa viteve, intervistë e ish kryeministrit Ljubço Georgievski gjatë periudhës së fundit të qeverisjes së Gruevskit dhe krizës politike të asaj kohe. Si politikan mendjehapur, Georgievski gjithmonë ka guxuar në raport me shqiptarët. Ai çdoherë ka pranuar faktin se pa shqiptarët, Maqedonia nuk mund të ekzistojë si e tërë. Në këtë intervistë, ish kryeministri porosit maqedonasit e në veçanti politikanët maqedonas, që të mos i nënçmojnë shqiptarët as në numër e as për nga pesha politike. Ai që do ta bëjë këtë, sipas tij do të gabojë rëndë.

“Ai që dëshiron t’i nënçmojë shqiptarët, shoh këto mainstream mediat gjatë tërë kohës mundohen ta nënçmojnë numrin e shqiptarëve, rëndësinë e shqiptarëve. Pra, shqiptarët para 15 viteve nuk ishin për t’u nënçmuar e aq më pak sot, me Kosovën shtet të pavaraur, me Shqipërinë anëtare të NATO’s dhe me rritjen demografike të shqiptarëve brenda Maqedonisë. Çdo eksperiment që ne duam ta bëjmë pa pyetur shqiptarët, ne rrezikojmë ta shkatërrojmë shtetin brenda 24 orëve. Ne këtë nuk e kuptojmë”, ka thënë Ljubço Georgievski, ish kryeministër i vendit, përcjell in7.

Ai shtoi më tej se, problemi në vend nuk janë vetëm shqiptarët, por edhe maqedonasit. Maqedonia ishte vend i izoluar në tërësi pa proces për integrime në NATO dhe BE. Sipas tij, nëse vazhdonte ajo krizë dhe ajo mënyrë e të kuptuarit të jetës politike, mund të sillte në një stad ku maqedonasit të copëtohen mes veti, shqiptarët mes veti apo edhe më keq, maqedonas me shqiptarë mes tyre./in7.tv/

Sport8 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë46 minutes ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë48 minutes ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme56 minutes ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë2 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni2 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme2 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni2 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme2 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri2 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

Kosovë2 hours ago

Hashim Thaçi mohon përfshirjen në vrasjen e Allaqit, Misetic: Gjykata i mbajti të fshehura provat, duam shqyrtim publik

Lajme2 hours ago

BDI mbledh Kryesisnë Qendrore, diskutohet vendimi i Dhomave të Specializuara të Kosovës

NA NDIQ NË FACEBOOK