Connect with us

Kosovë

Kosovë/ KQZ-ja nuk certifikon listat e VV-së, Nismës dhe AAK-së

Publikuar

më

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka certifikuar listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit të Lëvizjes Vetëvendosje, Nismës Socialdemokrate dhe e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, raporton Zyrtare.net

Në qartsimin që jep Komisioni thekson se këto parti listat nuk mund të certifikohen pasi nuk është bërë zëvendësimi i kandidatëve të cilët si plotësojnë kriteret për kandidim.

Me 10 vota për është certifikuar listat e kandidatëve të LDK-së PDK-së, dhe Listës Serbe për zgjedhjet e 14 shkurtit. Subjektet politike që mendojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve. /Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK