Connect with us

Religjion

Kohët e namazit dhe lidhja e tyre me vitalitetin e trupit

Publikuar

më

Kur muslimani ngritet në mëngjes për të falë namazin, takohet me tri ndryshime të rëndësishme:

1) Përgatitja për takim me dritën në kohën e caktuar, e që sjell deri te zvogëlimi i aktivitetit të gjëndrës tiroide, zvogëlohet melatonini dhe lëvizin aktivitetet e tjera lidhur me dritën;
2) Përfundon kontrolli i sistemit nervor i cili qetësohet natën dhe fillon aktiviteti i ri i tij;
3) Përgatitja për përdorimin e energjisë të cilën e siguron rritja e kortizolit pas agimit. Poashtu rritet niveli i hormoneve serotoninë dhe adrenalinë.

Gjatë faljes së namazit të drekës, muslimani takohet me tri gjëra esenciale:

1) Është i qetë për shkak të rritjes së adrenalinit;
2) Trupi qetësohet kur niveli i testosteronit në drekë është më i lartë;
3) Ora biologjike kërkon nga trupi energji më të madhe dhe uria rritet.

Në këtë mënyrë namazi është faktor qetësues për tendosjen që shkaktohet nga uria.

Muslimani e fal ikindinë, kur përqindja e adrenalinës është tejet e lartë, aktiviteti i disa organeve trupore është i shprehur, në veçanti aktiviteti i zemrës.

Menjëherë pas kësaj kohe dyfishohen komplikimet e sëmundjeve. Njëkohësisht koha e vdekshmërisë së foshnjave është më e madhe.

Kur është fjala për namazin e akshamit, ai konsiderohet si termin kur kalohet nga drita në errësirë, e kundërt me namazin e sabahut.

Në kohën e akshamit fillon tajitja e rritur e melatoninit për shkak të errësirës, ndodh ndjenja e përgjumësisë dhe përtacisë, ndërsa përqindja e serotoninës, kortizolit dhe endorfinës zvogëlohet.

Në kohën e namazit të jacisë kalohet nga gjendja aktive në pasive. Në këtë kohë temperatura e trupit bie, rrahjet e zemrës zvogëlohen, ndërsa hormonet e gjakut rriten.

Proporcionaliteti i këtyre pesë termineve kohore, pra gjatë pesë kohëve të namazit është i rëndësishëm për trup, që d.m.th. pesë kohë të namazit reflektojnë veprime pozitive gjatë praktikimit të tyre. Verseti kuranor është i qartë:

“Namazi është i caktuar me kohë për besimtarët.” (En – Nisaë, 103)

Ndikimi bashkëkohor në orën biologjike:

– Ndërrimi i natës (puna e natës);
– Udhëtimi me avion në distanca të mëdha me shprehje të qartë të ndryshimeve kohore;
– Qëndrimi zgjuar natën, ndërsa fjetja ditën (kundër ciklusit natyral);
– Shtypja kardiovaskulare dhe muskulatore pas drekës, për shkak të rritjes së adrenalinës, tensionit të gjakut dhe aktivitetit të zemrës;
– Aktiviteti organik, psikik dhe mendor që janë në nivelin më të ulët në orën tre të mëngjesit.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Maqedoni45 minutes ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme48 minutes ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme1 hour ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri1 hour ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme2 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme2 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme3 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë3 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme3 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK