Lajme
‘Jepni çmimin Nobel presidentit’: Pompeo i del në krah Trumpit, i përmend sukseset e tij

Sekretari amerikan Mike Pompeo, zgjodhi ditën e fajësimit ndaj Trump për të promovuar sukseset që arriti presidenti në largim, duke kërkuar që çmimi Nobel t’i dhurohet atij.
‘’Jepni çmimin Nobel për paqe Presidentit’’, thuhej në shkrimin e tij në Twitter, të cilit i bashkangjiti fotografinë e Trump me udhëheqësit izraelitë dhe arabë, në momentin e nënshkrimit të jë marrëveshje diplomatike me shtetin hebre në shtator.
Kjo ishte pjesë e asaj që tani është një fushatë dy-javore nga Pompeo në Tëitter dhe në fjalime dhe intervista për të rrëfyer ato që ai i sheh si sukseset e politikës së jashtme të qasjes së administratës Trump.
Ndërsa zyrtarë të tjerë të administratës kanë dhënë dorëheqjen ose kanë mbajtur një heshtje të vështirë, Pompeo, një nga besnikët më jetëgjatë në kabinetin Trump, nuk ka dhënë asnjë sinjal distancimi nga ai.
Pompeo është konsideruar gjerësisht se po planifikon një kandidim për presidencën në 2024 – nëse Trump nuk është në gjendje ose i gatshëm të kthehet – ose ai mund të kandidojë për guvernatorin e Kansas në 2022.
cc: @NobelPrize pic.twitter.com/XtjW6ehEMt
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) January 13, 2021
.






















