Lajme
Ja cila vaksinë pritet të arrij shumë shpejt në Maqedoni

Autoritetet shëndetësore në Maqedoni vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e vaksinave, me qëllim që gjatë muajit shkur të nisë vaksinimi anti-kovid. Megjithate ende nuk është bërë e ditur se kur pritet të arrijë sasia e parë e vaksinave dhe nga cila kompani, bisedimet për sigurimin e 200 mijë vaksinave kineze janë në fazë përfundimtare, ndërsa kompania Fajzer ka kërkuar dokumentacion shtesë për dërgesën e parë të 800 mijë vaksinave të porositura, shkruan TVM2.
Poashtu pritet përgjigje edhe nga kovaks mekanizmi për vaksinat e premtuara. Marr parasyshë vonesat në furnizim me vaksinën anti kovid nga kompania Fazer dhe kovaks mekanizmi, vendi pritet të furnizohet me vaksinat kineze thot mjeku Nikolla Panovski. Sipas tij bëhet fjalë për vaksina klasike me virus të vdekur, apo gjysëm të vdekur, të cilat nuk kanë reaksione akute.
“Nuk do të ketë reaksione akute siç ka te Fajzer dhe Moderna sidomos tek të rinjët ku në ditët e para ndjejnë plogështi, lodhje dhe ndonjëherë edhe rritje të temperatures dhe të gjith ndjejnë dhimbje te vendi i vaksinimit. Te këto vaksina presim efekte të tilla siç ka tek vaksinat e gripit, nga të cilat me vite nuk i ka ndodhur askujt asgjë serioze“, ka thënë mjeku Nikolla Panovski.
Sa i përket çmimit, vaksinat kineze janë më të shtrenjtat thot Panovski.
“Më e shtrenjtë është sinofarm, më pas inovak që është afërsisht me çmimin e vaksinë së kompanisë Moderrna, e madje më e shtrenjtë, rreth 90 dollarë. Sinofarm është mbi 100 dollarë dy doza“, ka thënë mjeku Nikolla Panovski.


















