Connect with us

Sport

I dha punë fiktive babait të futbollistit minoren, Man. City akuzohet për shkelje të rregullave

Publikuar

me

Manchester City akuzohet se ka shkelur rregullat e Premier Leagues, duke paguar babanë e talentit brazilian Gabriel Fernando Almeda si skaut të klubit, ndërkohë që 14-vjeçari ishte pjesë e moshave të “citizens”.

Rregullorja e Premier League ndalon që një klub të paguajë futbollistë të mitur, apo familjarë të tyre, me qëllim që të ndikojë në vendimmarrjen për të ardhmen e tyre, ndonëse ka plot raste kur klubet punësojnë familjarë të të rinjve të adoleshentëve të talentuar, për t’i mbajtur ata pranë.

Megjithatë rasti i Manchester City-t është ndryshe, pasi klubi anglez pagoi për shumë muaj me pagë 1000 paundë në muaj babanë e talentit brazilian, të cilin e kishte deklaruar si skaut, por në të vërtetë ai nuk bënte asnjë punë.

Ka qenë vetë babai i talentit, që në një intervistë të dhënë për “The Athletic”, ka pranuar se përreth një vit është paguar me një shifër prej 1000 paundësh në muaj, ndonëse nuk ka bërë asnjë punë.

“E vërteta është se ata më paguanin, por unë nuk punova asnjë ditë. Ata më mashtruan, pasi unë nuk dija anglisht. Shkova dy herë për të ndjekur një kurs skautimi në zyrat e klubit, por mësimdhënia ishte në anglisht dhe nuk kuptoja asgjë, ndaj u largova”, u shpreh babai Gabriel Almeidës.

Vetë klubi anglez reagoi nëpërmjet zëdhënësit për shtyp, i cili tha se bëhet fjalë për një çështje të 10 viteve më parë dhe se të dhënat janë të kufizuara, por sqaroi se babai i talentit ishte punësuar si skaut i rastësishëm për sa kohë që Gabriel Almeida do të ishte pjesë e “citizens”.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com