Lajme
Humb zgjedhjet senatori që kërkoi tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova

Kandidati demokrat për senator, Jon Ossoff ka shpallur fitoren ndaj senatorit David Perdue në garën e nxehtë që i jep mazhorancën në senat Partisë Demokratike pas fitores së zgjedhjeve presidenciale nga Joe Bideni. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Ossoff deklaroi: “E them me modesti që falënderoi njerëzit e Georgias që më zgjodhën t’ju shërbej në Senatin e Shteteve të Bashkuara,”.
Demokrati bëri njoftimin para se gara zyrtarisht të mbyllej, megjithëse disa projeksione i jepnin fitore ndaj senatorit Perdue. Perdue në anën tjetër njihet në Kosovë për kërkesën që të tërhiqeshin trupat amerikane nga vendi ynë në kohën kur relacionet me ShBA-në ishin në pikën më të ulët, raporton Periskopi. Sidoqoftë, Associated Press ende nuk e ka shpallur fituesin në këtë garë.
.





















