Connect with us

Lajme

Hoxha në Ankara takon këshilltarin e Erdoganit, Sabri Demirin

Publikuar

më

Ministri i Bujqësisë, Arjanit Hoxha gjatë qëndrimit të tij në Turqi ka zhvilluar takim me këshilltarin kryesor të Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.

“Pozicioni i z.Sabri Demiri në kuadër të Presidencës në Turqi është një përparësi e madhe si për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nga ku vjen edhe vete ai, po ashtu edhe për gjitha shtetet e Ballkanit”, ka shkruar në një postim ministri Hoxha.

Hoxha poashtu ka falenderuar Demirin për mikpritjen e tij dhe gadishmërinë për të kontribuar në realizimin e interesave të përbashkëta në të mirë të dy vendeve mike, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK