Connect with us

Sport

Hebaj: Te shkëndija si në shtëpi, do t’i arrijmë objektivat

Publikuar

Rubin Hebaj është lojtari më i ri i Shkëndijës së Tetovës. 22-vjeçari, në prononcimin për faqen e klubit, pas hedhjes së firmës mbi kontratë, foli me entuziazëm për përvojën e re që e pret.

“Ndjehem shumë mirë në fakt. Të gjithë më pritën shumë mirë në si ditë e parë në klub. Isha për të bërë vizitat mjekësore, u ndjeva tamam si në shtëpi dhe kisha ndjenjën që po vija në një klub shumë të madh si Shkëndija.”

Arritjet e Shkëndijës: “Kohët e fundit Shkëndija ka bërë shumë mirë si në kampionatin maqedonas, ashtu edhe në Europë dhe gjithmonë në mesin e ekipeve shqiptare, që i kam ndjekur edhe në televizor, ka qenë edhe Shkëndija. Gjithsesi, vetë projekti i klubit më bëri të pranoj të firmos kontratën këtu, për të bërë më të mirën për klubin.”

Shkëndija, shqiptare: “Shkëndija është një ekip ku flitet shqip dhe ndihem sikur jam në shtëpinë time. Shpresoj që kjo hera e tretë që dal nga Shqipëria të jetë e treta e vërteta, për të bërë një sezon shumë të mirë. Nuk mund të jap premtim, por mund të them që do të bëj më të mirën për klubin, do të mundohem të shënoj sa më shumë gola, sepse roli im është sulmues. Dua që ekipi të arrijë sa më lartë me golat dhe paraqitjen time. Besoj, pjesën tjetër do ta tregoj në fushë.”

Ballistët: “Kush si njeh Ballistët?! Edhe kur kam parë Shkëndijën, por edhe Kombëtaren, i kam ndjekur dhe parë atë frymëzimin si një dëshirë që një ditë të luaj për klubin për të cilin ata bënin tifo. Shpresoj që sa më shpejt kjo periudha e pandemisë të përfundojë dhe të kthehen tifozët në stadium, të na mbështesin dhe të na japin atë ndjenjën e lojtarit të 12-të. Titulli? Besoj shumë, sepse Shkëndija ka disa vite që është në majat e futbollit në Maqedoni dhe kam shumë besim që do arrijmë objektivat e klubit.”

 

NA NDIQ NË FACEBOOK