Connect with us

Lajme

Hajdari ‘shkund’ Kuvendin/ Qytetarët e Elbasanit i njohin me emër e mbiemër grupet kriminale

Publikuar

Deputjetja Rudina Hajdari ka ngritur tonet gjatë fjalës së saj në Kuvendin për krimin dhe varfërinë që ka ‘mbërthyer’ vendin.

Hajdari tha se në Elbasan nuk ka banorë që të mos dijë me saktësi, aktivitetet e katër bandave, por kryeministri, policia, prokuroria nuk dinë asgjë, duke hedhur akuza për bashkëpunimin, shtet-mafia.

Çfarë vlere kanë këto ligje kur shteti është shkrirë me krimin e  organizuar! Vij pas disa javësh nga Elbasani ku shikoj se çdo qytetar në atë vend i di me emra e mbiemra grupet kriminale.

Nuk ka banor që nuk di se ku janë me vendndodhje, magazina, me detaje aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë Elbasanin. Të gjithë banorët kanë dijeni për aktivitetet kriminale. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, si ka mundësi që km dhe kryeprokurori nuk thotë asgjë mbi këto organizata kriminale.

Si ka mundësi që ky shtet është gati ti marrë fshatarët nga qerret, t’i nxjerrë, t’i vërë taksa, t’i gjobisë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike, ky është i njëjti shtet që vret të rinjtë nëpër lagje.

Si ka mundësi që e njëjta qeveri nuk arrin dot të luftojë krimin e organizuar. Si mundësi që i njëjti shtet i çon taksidarët biznesit të vogël, duke iu vënë gjoba, godet padrejtësisht ata që punojnë në mënyrë të ndershme dhe e ka të pamundur të luftojë kriminalitetin.

Ikni në tregun e Elbasanit dhe flisni me tregtarët dhe do ju thonë që s’kanë marrë asnjë ndihmë gjatë pandemisë.

Ligje e letra pa fund. Ikni në fshtrat e Elbasanit e flisni me banorët të cilët edhe vajin e ullirit e mbajnë në shtëpi se nuk ka treg ta shesin.

Kriza është ulur këmbëkryq në familjet e tyre. Dilni nga ato vila lukzoze që keni, vijoi më tej Hajdari./CNA.al

Religjion54 seconds ago

Frutat e sinqeritetit | Islam Press

Lajme54 seconds ago

‘‘Kemi pas dëshirë që më 16 shtator me pas institucione’’, Hyseni i reagon Grudës: S’e kanë përnime

Maqedoni55 seconds ago

Osmani shkon në Tirolin e Jugut: BDI kërkon model për forcimin e Marrëveshjes së Ohrit

Maqedoni49 minutes ago

UNT drejt zgjidhjes së mungesës së hapësirave, kampusi i ri kushton 42 milionë euro

Lajme49 minutes ago

Verdikti i Hagës nesër në ora 10:00, transmetimi në gjuhën shqipe me 10 minuta vonesë, Specialja njofton për detaje

Shqipëri56 minutes ago

“Përralla e regjimit nuk bind më as ata që e tregojnë”- Rama: Thirrja për rrjetin MIA u mbyll me sukses absolut, 245 aplikime nga ekselentë të sapodiplomuar

Lajme1 hour ago

Çka presin kosovarët nga verdikti i Hagës për Thaçin, Selimin, Veselin e Krasniqin?

Maqedoni2 hours ago

“Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës” – Sela në Click Plus: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje

Lajme3 hours ago

Sot protestohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

Lajme3 hours ago

VLEN: Zgjidhet problemi i hapësirave në UNT, kampusi i ri prej 42 milionë eurosh sjell zgjidhjen përfundimtare

Kosovë3 hours ago

Procesi gjyqësor ndaj katërshes së UÇK-së, Çitaku: Edi Rama u soll si kryeministër i shqiptarëve

Shqipëri3 hours ago

Nga alpet e Thethit, te lashtësia e Linit! Revista franceze jehonë Shqipërisë turistike: Ja 9 mrekullitë që duhet t’i vizitoni të paktën një herë

NA NDIQ NË FACEBOOK