Connect with us

Lajme

Grubi: Korridori 8 po jetësohet

Publikuar

më

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi thotë se Qeveria sot në seancën e saj të radhës miratoi programin e ndërmarrjes së rrugëve e cila, mes tjerash përfshin akset rrugore, përkatësisht autostradat: Qafë Thanë – Strugë – Trebenishtë, Gostivar – Kërçovë dhe Tetovë – Gostivar.

Grubi me këtë rast thotë se Korridori 8 po kompletohet, kurse premtimet e qeverisë po realizohen. Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjithashtu thotë se modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë Grubi thotë se me miratimin e programit të ndërmarrjes së rrugëve të gjitha akset rrugore përgjatë Korridorit 8 do të rinovohen dhe qytetarët tanë do të kenë mundësi të lëvizin nëpër autostradë moderne që do të lidh Republikën e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Shqipërinë.

Grubi gjithashtu thotë se investimi i përgjithshëm në modernizimin e Korridorit 8 arrin vlerën e një miliardë euro, kurse me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.

.

Lajme5 minutes ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri2 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme3 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni4 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri4 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni5 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni5 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme5 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

Lajme5 hours ago

“Dimër i vështirë, dy paga minimale nuk mjaftojnë për një familje katër anëtarëshe”

Maqedoni6 hours ago

Bexheti: 750 milionë euro borxhe, pensionet varen gjithnjë e më shumë nga buxheti!

Shqipëri6 hours ago

“Ron Yeffet, investitor privat në armatime”- Ministri Nufi: Akuzat për trafik armësh, absurde! Ende s’ka ardhur teknologjia

Lajme6 hours ago

Bekim Fazliu i reagon Ahmetit dhe BDI-së: Jazëk ju qoftë që për 20 vite pushtet nuk e bëtë jurisprudencën shqip!

NA NDIQ NË FACEBOOK