Connect with us

Lajme

Gjermania lejon ndërtimin e gazjellësit rus

Publikuar

më

Autoritetet gjermane kanë dhënë leje për vazhdimin e ndërtimit të gazsjellësit Rjedha Veriore 2 nga Rusia pavarësisht kërcënimeve të SHBA-së për sanksione dhe kundërshtimit nga grupet mjedisore. Vendimi i Agjencisë Federale Detare dhe Hidrografike më 15 janar ende mund të apelohet.

Organizata Aksioni për Mjedisin e Gjermanisë, e cila bën fushatë për të mbrojtur mjedisin, tha se do ta kundërshtonte vendimin në gjykatë, duke argumentuar se projekti kërcënon klimën dhe disa nga habitatet më të rëndësishme të shpendëve migruese të Evropës në bregdetin e Detit Baltik të Gjermanisë.

Qeveria amerikane dhe disa anëtarë të BE-së duan të parandalojnë punën për ndërtimin e tubacionit, pasi argumentojnë se kjo do të fuqizojë prezencën energjetike në Rusisë në Evropë dhe do të zvogëlojë rolin e Ukrainës si një vend tranzit për gazin rus.

Gazsjellësi, ka qenë një pikë grindjeje midis Berlinit dhe Uashingtonit. Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas tha më 15 janar se ai shpreson të ketë bisedime të nivelit të lartë me administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, lidhur me sanksionet e reja të mundshme të SHBA-së kundër projektit.

Kërcënimi me sanksione amerikane detyroi një kompani tubash me qendër në Zvicër të ndërpresë ndërtimin e Rrjedhës Veriore në dhjetor të vitit 2019 pak para përfundimit të saj. Projekti Rrjedha Veriore 2, udhëhiqet nga gjigandi rus i gazit Gazprom.

Sipas Gazprom, 94 për qind e tubacionit është përfunduar. Sipas kësaj, kanë mbetur edhe rreth 150 kilometra, nga të cilat 120 kilometra janë në ujërat daneze dhe 30 kilometra në ujërat gjermane.

.

Maqedoni2 hours ago

Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar

Shqipëri3 hours ago

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Lajme4 hours ago

“Thaçi kishte lidhje me familjen Jashari” – Ish-koloneli jugosllav: Nëse konfirmohet vendimi në Apel, UÇK-ja do të etiketohet si organizatë terroriste

Maqedoni5 hours ago

Ilire Dauti ia përplas shifrat Dimitrievskit: „Grupi i vogël“ shqiptar është sa gjysma e maqedonasve!

Shqipëri5 hours ago

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

Lajme5 hours ago

Politikani serb, Sanduloviq: Nëse zgjidhem president i Serbisë, do ta njoh Kosovën

Lajme6 hours ago

“PD-ja do t’i mbështesë totalisht studentët”, Berisha fton faktorët opozitarë për bashkim kundër Ramës

Lajme7 hours ago

Provimi i jurisprudencës javën e ardhshme kalon në Qeveri

Lajme7 hours ago

Ambasadorja e Holandës: Të rinjët duhet të kenë perspektiv profesionale në Maqedoninë e Veriut

Lajme7 hours ago

Durmishi: Praktika profesionale dhe aftësitë e reja, rrisin mundësitë e punësimit të të rinjëve

Maqedoni7 hours ago

Nafie Selmani godet Saranda Imerin: Populli nuk kullot, deputete! Kullosin ata që ushqehen me taksat e qytetarëve!

Shqipëri8 hours ago

Pas disfatës përballë studentëve, Vuçiç i rikthehet retorikës nacionaliste! Këndon për Kosovën: Askush s’mund të ma heqë nga shpirti

NA NDIQ NË FACEBOOK