Connect with us

Lajme

Gjermania i dorëzoi Rusisë transkriptet e bisedimeve me Navalny-in

Published

on

Gjermania i ka dorëzuar Rusisë transkriptet e bisedimeve me Alexei Navalny-in si pjesë e një hetimi nga Moska për helmimin e një prej kritikëve kryesorë të Kremlinit, tha një zëdhënës i Ministrisë gjermane të Drejtësisë, duke kërkuar një “hetim të plotë të krimit”.

Ministria e drejtësisë tha se Rusia tani i ka të gjitha informacionet e nevojshme për të kryer një hetim penal mbi helmimin e Navalny-t në gusht të vitit të kaluar, duke përfshirë mostrat e indeve dhe gjakut.

Qeveria gjermane supozon se qeveria ruse do të ndërmarrë menjëherë të gjitha hapat e nevojshëm për të sqaruar krimin e kryer kundër Navalny-t,” tha zëdhënësi. “Ky krim duhet të zgjidhet në Rusi. Do të jetë e nevojshme të kryhet një hetim në përpjesëtim me peshën e këtij krimi,” shtoi zëdhënësi, raporton Reuters.

Ai planifikon të kthehet në Rusi

Navalny, i cili është ende në Gjermani, ku po merrte trajtim mjekësor dhe shërim, planifikon të udhëtojë në Rusi të dielën, për herë të parë që kur u përpoqën ta helmonin, pavarësisht rrezikut të përfundimit në burg gjatë kthimit të tij për shkeljen e provës.

Ai akuzon Vladimir Putinin për urdhërimin e helmimit të tij ndërsa dhe disa nga mbështetësit po i kërkojnë të qëndrojë jashtë për sigurinë e tij. Putini mohoi që autoritetet ruse ishin përpjekur të helmonin Navalny-n, duke shtuar se nëse agjentët rusë do të kishin dashur ta bënin, ata do ta kishin bërë atë.

Ministria gjermane e Drejtësisë njoftoi se Navalny u intervistua nga prokurorët e Berlinit, të cilëve ai u dha “përgjigje të gjera” pyetjeve. Këto transkriptime janë tani në dispozicion të Rusisë, në përputhje me Konventën Evropiane për Ndihmën e Ndërsjellë Ligjore, tha një zëdhënës.

.