Connect with us

Lajme

Garda Revolucionare e Iranit shfaq forcën me manovra masive sulmesh raketore (VIDEO)

Publikuar

Garda Revolucionare e Iranit nisi sot manovra masive zjarri në shkretëtirat qendrore të vendit duke testuar raketat balistike dhe dronët luftarakë.

Raundi i parë i stërvitjes i quajtur “Profeti i Madh 15”, u mbajt me lëshime masive tokë-tokë dhe operacionet me dronë bombardues.

Zhvillimet u ndoqën nga komandanti i Gardës, Gjeneral Hossein Salami dhe komandanti i forcave ajrore Amir-Ali Hajizadeh, teksa u testuan gjenerata e re e raketave e dronëve që shkatërronin objektivat në dukje me saktësi të madhe.

Zyrtarët thanë se lëshuan raketat e prodhuara në vend Zulfaqar, Zelzal, e Dezful.

Gjeneral Salami tha se manovrat tregojnë vendosmërinë e vendit në mbrojtjen e interesave vitale.

“Mesazhi i manovrave është vendosmëria jonë për mbrojtjen e stabilimentit iranian dhe të vlerave tona, kundër armiqve të Islamit dhe Iranit,” tha ai.

VIDEO:

.

NA NDIQ NË FACEBOOK