Connect with us

Sport

Flick drejt largimit nga Bayerni, Bild zbulon motivet!

Publikuar

Hansi Flick mund të jetë në muajt e fundit të aventurës së tij te Bayern Munich. Sipas gazetës gjermane prestigjoze Bild, tekniku që udhëhoqi bavarezët drejt fitimit të tripletës sezonin e kaluar mund të largohet në fund të këtij sezoni. Ndër motivet që mund të sjellin largimin e parakohshëm të Flick janë disa mosmarrëveshje brenda dhomave të zhveshjes ndërkohë që edhe lamtumira e shefit ekzekutiv Karl Heinz-Rummenigge mund ta shtynë trajnerin të japë dorëheqjen. Sipas Bild e ardhmja e Hansi Flick do të jetë te kombëtarja gjermane aty ku do të pasojë Joachim Low.

NA NDIQ NË FACEBOOK