Lajme
Filipçe: Vaksinat arrijnë në Shkurt, kompania kërkoi të mos publikojmë detaje

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha sot se Maqedonia e di sakt se sa doza të vaksinave Fajzer do të mbërrijnë në shkurt, sa në mars dhe sa në prill, por kompania ka kërkuar që të mos publikohen ende detaje.
“Kompania na ka kërkuar që të mos i publikojmë ende dozat, megjithëse e dimë saktësisht sa doza duhet të arrijnë në shkurt, sa në mars dhe sa në prill. Javën e kaluar kemi pasur biseda të vazhdueshme telefonike, duke shkëmbyer e-mail me kompaninë “Fajzer”dhe mendoj se kjo është një politikë që ata arritën të zbatojnë në mënyrë që të rrisin një pjesë të prodhimit të tyre”, ka thënë Filipçe.



















