Connect with us

Lajme

Fadil Zendeli kandidat i Lëvizjes BESA në Gostivar?!

Publikuar

Pas publikimit të disa emrave të mundshëm për kryetar komune në Tetovë, tani kanë nisur kalkulimet edhe për kryetar të komunës së Gostivarit, njofton ts.mk

Siç mëson ts.mk nga burime brenda Lëvizjes BESA, deputeti i aktual i kësaj partie Fadil Zendeli njëherit edhe nënkryetar i kuvendit të RMV-së, do të jetë kandidat për kryetar komune i qytetit të Gostivarit.

Sipas po të njëjtit burim, nuk prezicojnë se nga cilat subjekte politike do të ketë mbështetje kandidati i Besës. Ndryshe, ditë më parë gjithashtu në media u lakua emri i mjekut, Skender Saidi si kandidat i mundshëm për Tetovën.

NA NDIQ NË FACEBOOK