Tech & Auto
Facebook nuk u rekomandon më shfrytëzuesve t’u bashkohen grupeve civile e politike

Kompania amerikane e rrjetit social Facebook, do ta ndalojë së rekomanduari përdoruesve që të bashkohen në grupe “civile dhe politike”.
Përmes një mase të tillë synohet që të zvogëlohet numri i postimeve politike ndaj përdoruesve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ky vendim vjen disa javë pas protestave që u zhvilluan në Washnigton ku përkrahësit e ish-presidentit Donald Trump po e kundërshtonin humbjen e tij në zgjedhjet presidenciale 2020.
Ishte Mark Zuckerberg ai që e bëri të ditur këtë vendim përmes një telefonate që pati me disa investitorë.
“Njerëzit nuk duan që politika dhe luftimet të marrin përsipër”, ka thënë Zuckerberg.
Sidoqoftë, ende mbetet e paqartë se çfarë saktësisht nënkuptohet me “grupet civile” dhe si ky ndryshim mund të ndikojë në fushatë.
Një zëdhënës i Facebook ka thënë se kompania është ende duke i përcaktuar rregullat dhe mënyrën se si do të funksionojë ndryshimi në fjalë.
klankosova.tv
.






















