Connect with us

Lajme

Erion Veliaj padit Grida Dumën: Shihemi në gjykatë!

Published

on

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj paralajmëroi padi për shpifje në gjykatë për ish-deputeten e PD-së Grida Duma, pas akuzave të bëra nga kjo e fundit në media.

Në reagim, Veliaj thekson se asnjë leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës nuk është ndikuar nga grupe interesash.

Në deklaratë i bëhet thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla.

“Po ndjek përmes shtypit, se si dëshirat e disa mafiozëve italianë për të bërë plane biznesi për Shqipërinë dhe dëshirat e PD-së që këto plane të jenë të vërteta, na janë bashkuar në gojën e një trafikanteje të njohur apartamentesh.

Kushdo që ndërton në Bashkinë e Tiranës ka një emër dhe mbiemër, kurse lejet e ndërtimit kanë dosje transparente për mënyrën e financimit. Dëshirat e mafias italiane për t’u futur në industrinë e ndërtimit janë dëshira të tyre dhe të PD-së. Ne nuk ndalojmë dëshira, por veprime konkrete.

E vetmja gjë e paverifikuar për ne, mbetet se si Grida Duma u bë investitore pallatesh vite më parë, duke përfunduar në gjyqe për mashtrime dhe duke lënë burgjeve partnerët e saj në biznes.

I bëj thirrje Prokurorisë që të hetojë cilindo që tenton të flasë në emër të Bashkisë së Tiranës apo të çdo institucioni tjetër lidhur me histori të tilla. Ndërkohë, Grida Duma do të duhet ta provojë në gjykatë shpifjen e saj të radhës, njësoj si 7 herët e tjera kur zyrtarët e PD-së janë gjykuar e shpallur si shpifës nga drejtësia”, thuhet në reagimin e Kryebashkiakut Veliaj.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar sot pas publikimit në media të disa përgjimeve të antimafias italiane.

Në deklaratën e saj nga selia blu, ish-deputetja flet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, të cilin e akuzon: “Erion Veliaj në biznesin e mafias italiane me 20% rryshfet”.

“Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafioze.

Në përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%”, tha Grida Duma.

Lajme13 mins ago

Liverpool bindet t’i hapë rrugën, cakton çmimin për Shaqirin

Kosovë38 mins ago

“Serbia s’do ta njohë Kosovën”, ish-këshilltari i lartë në DASH i kundërpërgjigjet Vuçiqit

Sport41 mins ago

Megi Doçi, hystori frymëzimi në futbollin e femrave

Sport1 hour ago

“Real di të vuajë”, Zidane: Boll me Ramos, klubi ta mbyllë këtë çështje

Lajme1 hour ago

Artan Grubi u bën thirrje mërgimtarëve që të mobilizohen dhe të regjistrohen në regjistrimin e popullsisë

Sport1 hour ago

Shkëmbi pëson humbjen e parë te Ballkani, Drita rimerr kreun!

Lajme2 hours ago

“Ronaldo nuk përshtatet me skemat e Pirlos, dështim po s’fitoi Champions”

Lajme2 hours ago

Besimi: Reforma tatimore do të bazohet në drejtësi, arkëtim më të mirë, transparencë, dixhitalizim dhe tatimim “të gjelbërt”

Kosovë2 hours ago

Deputeti suedez kritikon BE-në për mosliberalizimin e vizave për Kosovën

Lajme2 hours ago

Ambasadori Walker: I domosdoshëm unifikimi i diasporës shqiptare

EN3 hours ago

Sara nxjerr foton me Andin dhe hedh kunja për Jasminën

Lajme3 hours ago

“Ortaku i bosit të Ndragetes”/ Berisha tregon 12 rrogat mujore që merr Arbian Mazniku

Lajme3 hours ago

Nesër fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve – Mësoni detajet

Lajme4 hours ago

“Monstra”, 8 ditë paraburgim për dy të arrestuarit gjatë protestës

Bota4 hours ago

“Turqia nuk mund të përjashtohet nga Mesdheu Lindor”

Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com