Connect with us

Lajme

Eksperti amerikan: LDK-ja u dobësua pas dëbimit të Vjosa Osmanit, ja çka duhet të bëjë Albin Kurti pas zgjedhjeve

Publikuar

David L. Phillips, drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia në New York, ka folur për largimin e Vjosa Osmanit nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Phillips, ka thënë se LDK-ja është më e dobët pas dëbimit të Osmanit nga kjo parti. Ai ka theksuar se Osmanit i kushtoi me çmim politik qëndrimi parimor për shpërbërjen e qeverisë Hoti.

Është për të ardhur keq që Vjosa Osmani u përlesh me LDK-në. Ajo mori një qëndrim parimor mbi shpërbërjen e qeverisë dhe pagoi një çmim politik. LDK është më e fortë me të në parti. Eshtë më e dobët që kur ajo u dëbua”, ka thënë eksperti amerikan.

Teksa ka komentuar bashkëpunimin parazgjedhor mes Osmanit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, Phillips ka thënë se kjo e ndihmon ushtruesen e detyrës së presidentes të ketë një platformë më të gjerë politike. Ai konsideron se Osmani është pasuri e rëndësishme në skenën politike të Kosovës.

Lista e pavarur Guxo e zonjës Osmani ka nevojë për një partner që të jetë e vlefshme. Anëtarësimi në VV i jep asaj një platformë më të gjerë politike. Ndihmon gjithashtu VV-në, në rast se i nevojitet një koalicion për krijimin e qeverisë. Zonja Osmani është e zgjuar dhe telegjenike. Ajo sjell pasuri të rëndësishme në skenën politike në Kosovë”, është shprehur më tej Phillips.

Eksperti vlerëson se ndikimi i bashkëpunimit Kurti-Osmani do të jetë i dobishëm, por mund të mos jetë edhe i qëndrueshëm. Ai ka porositur VV-në dhe partnerët e saj të mundshëm të koalicionit, që t’i rezitojnë ndikimit islamik të Turqisë.

Aleanca midis znj. Osmani dhe VV-së është e dobishme, por mund të mos jetë e qëndrueshme. Lista e Z. Kurti është një përzierje e personaliteteve, përfshirë zonjën Osmani, ndikimi dhe roli i së cilës do të zhvillohet me kalimin e kohës. VV dhe partnerët e saj të mundshëm të koalicionit, duhet t’i rezistojnë ndikimit islamik të Turqisë. Shqiptarët e Kosovës janë nacionalistë sekularë. Turqia duhet të ndalojë ndërhyrjet në politikën e Kosovës dhe shoqërinë e Kosovës”, ka theksuar drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia. Ne zgjedhjet e 14 shkurtit, VV-ja dhe Osmani do të kandidojnë me një listë të përbashkët.

.

Shëndetësi4 minutes ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme4 minutes ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Shqipëri2 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Lajme3 hours ago

Kajtazi: Aktgjykimi i Speciales është kryekëput politik, s’mund t’i besojmë Apelit

Maqedoni4 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri4 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Lajme5 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni6 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

Shqipëri7 hours ago

Macron në OKB: Izraeli po bën shkelje në Bregun Perëndimor, atje nuk ka as Hamas!

Lajme8 hours ago

Tahiri: Vendimi i 16 shtatorit është “padrejtësi historike”, duhet të ndërmarrim veprime

Maqedoni9 hours ago

Goditet skema e kontrabandës: Para, “pllaka ari”, cigare dhe ilaçe – nën hetim tetë persona

Shqipëri10 hours ago

Balla pas shkarkimit të Vlora Hysenit: Drejtuesja e shërbimit përgjegjësi personale! U shkarkua, të përballet vetë me drejtësinë

NA NDIQ NË FACEBOOK