Connect with us

Lajme

Eksperti amerikan: Gara për kryeministër të jetë mes këtyre dy kandidatëve, të shmangin ndikimin turk

Publikuar

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, ka folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Ai ka thënë se zgjedhja e qytetarëve për postin e kryeministrit duhet të jetë ndërmjet Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit.

Ben-Meir ka treguar edhe se si qytetarët duhet t’i gjykojnë kandidatët për këtë post, duke përfshirë këtu temat si pandemia, ekonomia dhe korrupsioni.

“Për të gjitha synimet dhe qëllimet, zgjedhja për Kryeministër duhet të jetë ndërmjet Kurtit dhe Hotit. Dytë kanë disa pika të forta dhe të dobëta. Megjithëse nuk jam në pozitë, e as nuk duhet të jem, për të avokuar për njërin apo tjetrin, qytetarët e Kosovës duhet të gjykojnë kandidatin bazuar në performancën e tyre të kaluar dhe mënyrën me të cilën ata janë marrë me korrupsionin, si po planifikojnë të merren me Coronavirusin, cila është agjenda e tyre ekonomike, dhe po aq e rëndësishme është shkalla e reformave shoqërore dhe politike që ata do të ndërmarrin për të çuar përpara integrimin e Kosovës në BE”, është shprehur profesori.

Ben-Meir ka porositur politikanët e Kosovës, që të shmangin ndikimin e panevojshëm në punët e brendshme dhe të jashtme nga Turqia. Sipas tij, ky shtet po kërkon që të shfrytëzojë dobësitë e Kosovës për t’i shërbyer interesave të veta.

“Së fundmi, unë besoj se pavarësia e vërtetë e Kosovës manifestohet në mënyrën se si lidhet me fuqitë e huaja. Sigurisht, Kosova ka nevojë për mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, por ajo duhet të shmangë ndikimin e panevojshëm në punët e brendshme dhe të jashtme të saj nga vende si Turqia, që kërkon të shfrytëzojë dobësitë e Kosovës për t’i shërbyer interesave të veta”, ka thënë më tej eksperti amerikan.

Ai ka shtuar se Kurti dhe Hoti duhet t’i artikulojnë pozicionet e tyre në lidhje me këto tema dhe qytetarët t’i gjykojnë ata bazuar edhe nga veprimet e kaluara.

“Sipas mendimit tim, kandidatëve duhet t’u kërkohet të artikulojnë pozicionet e tyre në lidhje me këto çështje dhe ata të gjykohen edhe nga veprimet e tyre të kaluara dhe besueshmëria e tyre”, ka përfunduar Alon Ben-Meir.

Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

.

Maqedoni42 minutes ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri1 hour ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme2 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme3 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni3 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri3 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë4 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni5 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme5 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë6 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri6 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

Lajme7 hours ago

Daut Haradinaj ngre alarmin: Kosova i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej saj blen rrymë

NA NDIQ NË FACEBOOK