Connect with us

Lajme

Dy vetura me targa të Kosovës aksidentohen në “Rrugën e Kombit”, lëndohen dy persona (VIDEO)

Publikuar

Dy makina me targa të Kosovës janë përplasur në afërsi të Fangut në Rrugën e Kombit.

Si pasojë, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në Spitalin e Rrëshenit trajtim mjekësor.

Automjetet me targa të Kosovës janë aksidentuar si pasojë e një tejkalimi të gabuar nga ana e njërit nga shoferët.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet, raporton Ora News përcjell Klan Kosova.

NA NDIQ NË FACEBOOK