Connect with us

Lajme

Drejtuesit e PD në qarqe/ Ja kandidatët pretendent

Publikuar

më

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka mësohet se është caktuar drejtues i PD-së për qarkun e Durrësit. Paloka, i cili do të drejtojë fushtën në qarkun e Durrësit, pritet të jetë dhe në krye të listës për deputetë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është konfirmuar si drejtues politik i qarkut të Elbasanit.

Më herët, janë bërë të ditur edhe dy emra të tjerë si drejtuesë politikë në qarqe, Enkelejd Alibeaj në Fier dhe Helidon Bushati në Shkodër.

Ditët e ardhshme, pritet të mësohen dhe emrat e tjerë.

NA NDIQ NË FACEBOOK