Connect with us

Lajme

Doli pa shtëpi në skedën e pasurisë/ Flet Spiropali: Kam një apartament

Publikuar

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar për publikimin e skedës së pasurisë së saj, ku rezultonte pa shtëpi.

Spiropali tha se në fakt ajo ka një apartament, që sipas saj e ka deklaruar bashkëshorti i saj në pasuri në vitin 2012.

Socialistja deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se çdo gjë e ka brenda ligjit dhe autoritetet e kontrollojnë çdo 6 muaj.

Më kishin nxjerrë deklaratën se nuk kisha shtëpi. E ka deklaruar bashkëshorti im që në 2012. Mos u shqetësoni. Kam apartamant, kam. Kam deklaruar cash-in që në 2013. Të jeni të sigurtë që kontrollohemi çdo 6 muaj. Kemi kontrolle periodike. I kam të gjitha brenda ligjit. Është deklaruar në 2013 dhe ishin kursime të shumë viteve”, u shpreh ministrja./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK