Connect with us

Kosovë

Dje lidhën koalicion, sot Kurti dhe Osmani bëjnë homazhe së bashku në Reçak

Publikuar

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Presidentja në detyrë Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Reçak. Lajmin e ka bërë të ditur Insajder i cili shkruan se homazhet janë bërë për shkak të 22 vjetorit të masakrës që është bërë nga trupat serbë.

Kjo është dalja e parë së bashku e Osmanit me Kurtin pas koalicionit që lidhën ditën e djeshme. Në këtë përvjetor të masakrës së Reçak-ut homazhe pritet që të bëjnë edhe të gjithë liderat e partive të tjerë në Kosovë.

Ditën e djeshme Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ku do të dalin së bashku në zgjedhjet e parakohshme në 14 shkurt. Albin Kurti do të ketë mbështetjen e Osmanit për Kryeminisët ndërsa kjo e fundit do të garojë për postin e Presidentes në Kosovë./dosja/

NA NDIQ NË FACEBOOK