Lajme
Dita e tretë e vaksinimit në Shqipëri, mjekë e infermierë do marrin dozën e parë të vaksinës antiCOVID
Sot është dita e tretë e vaksinimit kundër virusit COVID-19 në Shqipëri.
Procesi vijon të kryhet sipas çdo rregulli dhe standardi të parashikuar, në ambientet e stadiumit “Air Albania”.
Falë 975 dozave të para të siguruara të vaksinës Pfizer, mjekët, infermierët dhe epidemiologët do mund të vaksinohen për të pasur një armë më shumë në luftën kundër virusit.
Në ditën e tretë vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve të vijës së parë të betejës me COVID-19 të spitalit Infektiv, për të garantuar asgjësimin e rrezikut nga armiku i padukshëm.
Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që ka shpërndarë foto të stafit mjekësor teksa marrin dozën e parë të vaksinës antiCovid.
Kujtojmë se ditën e djeshme u vaksinuan 60 mjekë, infermierët dhe epidemiologë, ndërkohë që Kryeministri, teksa pa nga afër procesin e vaksinimit falënderoi ekipet për punën e tyre.
Të gjithë personat që kanë bërë vaksinën kanë plotësuar një formular me informacione të detajuara për gjendjen e tyre shëndetësore./TCH
.
-
Lajme3 days ago
I mori një gruaje 270 mijë euro, arrestohet 51 vjeçari në Tiranë
-
Lajme3 days ago
FOTO/ Pamje të tmershme nga aksidenti, si u shua familja nga Kosova
-
Lajme2 days ago
Ndodhi në Shkup: Gruaja ndahet nga burri ish funksionar, pasi nuk është më drejtor
-
Lajme3 days ago
Zgjedhjet e 25 prillit/ Murati: Ja qarku që do të vendosë rezultatin