Connect with us

Sport

Disiplina anashkalon Superioren, por bën “kërdinë” te moshat!

Publikuar

Pak punë ka patur komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së, përsa i përket javës së 16-të të Kategorisë Superiore, ndërkohë që bien në sy dënimet e shumta që ka dhënë në futbollin e moshave. Pas shqyrtimit të materialeve, komisioni i Disiplinës ka vendosur të marrë këto masa.

 

  1. Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i FC Besa U-15, Ervin Salliu, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i FC Besa U-15, Rejfat Aga, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Juxhino Zeqiraj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF Vllaznia U-19, Geralb Smajli, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Rrëzimin e kërkesës së Sh.F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  8. Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Tirana – AS Femra, Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  9. Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, për rishikimin e Vendimit nr. 12 datë 13.01.2021 të Komisionit të Disiplinës, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

NA NDIQ NË FACEBOOK