Connect with us

Religjion

Disa këshilla për gratë muslimane shtatzëna!

Publikuar

Dijeni, se ajo që mbani në barkun tuaj është dhuratë nga Kruesi  juaj. Shpirti i dhënë,  pas nëntë muajve inshaallah do t’ju sjell gëzimin dhe lumturinë më të madhe.

Megjithatë,
derisa bebja është në barkun e nënës, sidomos pasi fillon  lëvizjet e para,  duhet një kujdes dhe vëmendje e veçantë që ajo
të ndihet rahat.

Është vërtetuar shkencërisht
se pas një periudhe të caktuar tek bebja zhvillohen disa shqisa, posaçërisht
shqisa e dëgjimit. Me ketë rast dua që grave shtatzëna t’ju jap disa këshilla që
mund të ndihmoj shtatzëninë e tyre por edhe bebet në kuptimin e qetësisë dhe
rahatisë:

– Shoqërohuni  me Kuranin! Nëse nëna di të lexoj Kuran do të
ishte mirë që çdo ditë të lexoj së paku nga dy faqe të Kuranit,  të shoqërohet me të dhe te lexoj me zë.  Ndërsa shtatzënat që nuk dinë të lexojnë
Kuranin origjinal,  të lexojnë përkthimet
e tij sepse edhe në këtë mënyrë zemra dhe sytë e saja do të jen në shoqërinë e
Librit të Zotit.

– Dëgjoni   Kuran!
Në banesë, makinë, në punë,  dëgjoni leximin
melodik të Kuranit. Zgjidhni lexues me zë të bukur. Veçanërisht dëgjoni Kuranin
në një atmosferë relaksuese, pra kur nuk keni angazhime tjera.  Uluni dhe dëgjoni me qetësi leximin e Kuranin
dhe shijoni atë.

– Para ngrënies
dhe pirjes së ujit patjetër të thoni  Besmelen sepse ngrënia dhe pirja me besmelen është
e bekuar dhe si e tillë do ta ushqej edhe foshnjën tuaj.

– Shkoni  në xhami! Një herë në jave vizitoni xhaminë,
por kur nuk ka njeri aty. Faleni dy rekate namaz nafile dhe qëndroni aty duke
shijuar heshtjen dhe qetësinë e bekuar të saj. Kënaquni, le ta shijoj edhe
bebja juaj  bereqetin e shtëpisë së
Zotit.

– Ndani sadaka!
Po, me duart tuaja ndani sadaka për ata që janë të nevojshëm, ushqeni fëmijë të
nevojshëm, le ta ndjej zemra juaj e cila është e lidhur me beben tuaj, mirësinë
fisnikërinë dhe dhembshurinë. Ndjenjat e tilla japin qetësi dhe relaksim.

– Dëgjoni ezanin!
Nga shtëpia,  interneti  apo edhe nga xhamia e lagjes suaj. Kur ta dëgjoni
ezanin    mbyllni
sytë dhe me përulësi dëgjoni fjalët të cilat do t’i dëgjoj edhe bebja juaj kur
të lind. Le të mësohet me thirrjen e së vërtetës dhe tevhidit (njëshmërisë së
Zotit).

– Dërgimi i salavateve
mbi Pejgamberin a.s. Gjatë shtatzënisë, dërgoni sa më shumë salavate  për pejgamberin a.s.  Do të ishte mirë që të thoni salavatet që
lexohen në namaz pas Ettehijjatit!

Përktheu: A. D.
Islampress

NA NDIQ NË FACEBOOK