Connect with us

Lajme

Deputeti Kastriot Rexhepi flet për ndërtimin e “Urrës së Llokës” (VIDEO)

Publikuar

Deputeti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi në seancën e sotme për pyjetje deputetësh ka folur sërish rreth ndërtimit të urrës së fshatit Llokë.

Deputeti Rexhepi theksoi se ka marrë mbështetjen e qeverisë për të zgjidhur problemin e banorëve të kësaj ane. Ai madje njofoti se do të realizoj takime me Kryetarin e Qytetit të Shkupit, Komunës Gjorçe Petrov dhe Komunës të Sarajit për ta përshpejtuar realizimin e urës në fshatin Llokë.

Pëndryshe ura që lidh f.Llokë të Sarajit me komunën Gjorçe Petrov është pjesë e planit gjeneral urbanistik të miratuar 2012 dhe vlen deri në vitin 2022. Rexhepi më tej tha se së bashku me bashkësinë lokale të fshatit Llokë dhe banorët e vendbanimit do të vazhdojmë angazhimin deri në realizimin e kësaj kërkese shumë vjeçare.

NA NDIQ NË FACEBOOK