Lajme
Deputeti i PS-së shkel vendimin e KQZ-së, shpërndau certifikata pronësie si “dhuratë” për Vitin e Ri! Nis procedura

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka marrë denoncimet e para për përdorimin e administratës në fushatë zgjedhore.
KQZ bën të ditur se ka marrë dy kallëzime për deputetin e Lushnjës, Bujar Çela dhe drejtorin e Kadastrës së Lushnjës, Arben Qalliu.
Bujar Çela dhe Arben Qalliu kanë shpërndarë certifikata pronësie një ditë para Vitit të Ri.
Denoncimi sipas KQZ-së ka ardhur për shkak të postimit të fotografive në llogaritë e Facebook.



















