Kosovë
Covid shkakton tragjedi në familje/ Para 3 ditësh i vdiq babai, sot vdes 29-vjeçari

10 persona kanë vdekur në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19.
Në mesin e viktimave ka qenë edhe një 29 vjeçar nga Lipjani, i cili vuante edhe nga sëmundje të tjera.
Ndërsa tre ditë më parë ai kishte humbur edhe të atin, po nga Coronavirusi.
“Zyrtarisht ne nuk kemi informacione për viktimat. Por 29 vjeçari ka vdekur dhe është varrosur sot. Ai ka qenë duke u trajtuar, ndërsa para 3 ditëve ka vdekur edhe babai i tij. Edhe ai ishte i infektuar”, ka thënë për Express Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, Agim Krasniqi.
Rastet e vdekjes gjatë 24 orëve të fundit:
Lipjan 2 raste (29, 76 vjeç), Skenderaj 2 raste (78, 61 vjeç), Dragash 1 rast (82 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (85 vjeç), Malishevë 1 rast (78 vjeç), Pejë 1 rast (61 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (67 vjeç).

-
EN3 days ago
“Nuk e gjej dot veten, nëse Riniani do le të vijë me mua!”/ Ana largohet në lot nga Përputhen
-
EN2 days ago
Çfarë tha Ana në prapaskenë pasi u largua nga Përputhen në lot
-
EN3 days ago
Pas grushtit në Përputhen, flet Dori: Ndodhi për shkak…
-
EN3 days ago
Pse e zgjodhe Antonelën? Lediana dhe Mevlani përballen pas ‘zënkës’ në prapaskenë…