Religjion
Cilat janë pasojat e përgojimit

Çdo vepër e njeriut i ka pasojat e saj.
Mosvëmendja për pasojat e veprimeve të njeriut nënkupton neglizhencë dhe
mendjelehtësi të klasit të parë, të cilën besimtari nuk guxon t’ia lejojë
vetvetes.
Njohja e pasojave të veprave,do të na
ndalojë nga kryerja e tyre me këmbëngulje. Kur bëhet fjalë për përgojimin, tri
pasoja janë të pashmangshme:
- Turpi dhe
poshtërimi në këtë botë (dynja)
Pejgamberi (savs), ka thënë“Mos i
përgojoni muslimanët dhe mos i hulumtoni turpine tyre, sepse kushdo që hulumton
turpine tyre, Allahu do ta hulumtojë turpin e tij, dhe kujt ia hulumton Allahu
turpin, ai do të jetë i përulur në shtëpinë e tij!” (Ebu Davud, 4880)
Ebu Bekri (r.a.), ka treguar: “Njëherë
Pejgamberi (savs) kaloi pranë dy varreve dhe tha:‘Këta të dy po dënohen, por jo
për ndonjë mëkat të madh. Njëri po dënohet për mos kujdes për urinën, kurse tjetri
për përgojim.’ ” (Ebu Shejbeh, Musannef, 122)
Katade ka thënë: “Dënimi i varrit
përbëhet prej tri pjesëve: (1) një e treta për përgojim, (2) një tjetër për bartjen
e fjalëve të huaja, dhe (3) një e treta për urinim.”
- Dënimi në
botën tjetër (ahiret)
Transmetohet nga Ebu Hurejre (r.a.), se
Pejgamberi (savs), ka thënë: “Ai që ha mishin e vëllait të tij në këtë botë,
do t’iafrohet në Ditën e Gjykimit dhe do t’i thuhet: ‘Haje të vdekur siç e
ke ngrënë të gjallë!’ Dhe ai do ta ha, do ta përtypë dhe do ta gëlltitë.” (Taberani, el- Mu’xhemul-evsat, 1685)
Pra, ta përgojosh një tjetër, do të thotë,
të punosh në dëm të vetvetes dhe të përgatitësh për vetveten dënim të dyfishtë,
Allahu na ruajt prej tij. Amin! //Akos.ba//
Përkthim: Miftar Ajdini
(Islampress)





















