Connect with us

Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgjedhje? Flet eksperti i njohur amerikan

Publikuar

më

Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka folur për marrëveshjen e nënshkruar mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe nismës “Guxo” të Vjosa Osmanit. Serwer, marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet e 14 shkurtit mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit e sheh si një sjellje normale në një sistem parlamentar.

“Më duket sjellje normale në një sistem parlamentar. Asgjë e pazakontë”, ka thënë ai. Ai ka folur edhe për vendimin e institucioneve të Kosovës, që të mos e lejojnë Kurtin të garojë në zgjedhjet e reja. Sipas tij, vendimin për ndalimin e kandidimit, institucionet duhet ta marrin në përputhje me ligjin.

Serwer shprehet se nuk e di nëse VV-ja dhe Osmani do të fitojnë zgjedhjet nëse Kurtit i ndalohet kandidimi.

“Nuk e di. Ata mund të bëjnë më mirë nëse ai nuk lejohet të kandidojë. Por, institucionet e Kosovës duhet ta marrin këtë vendim në përputhje me ligjet dhe rregulloret e tyre”, ka thënë më tej ai. Eksperti amerikan mendon se edhe nëse nuk do të jetë kryeministër, Kurti mund të ushtrojë ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Sipas tij, në disa vende, udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat.

“Do të theksoja gjithashtu: nuk keni pse të jeni në karrigen e kryeministrit për të ushtruar ndikim vendimtar në vendimet e qeverisë. Në disa sisteme parlamentare udhëheqësit e partive janë më të fuqishëm se kryeministrat”- shtoi ai.

.

Maqedoni46 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK