Connect with us

Lajme

Carovska: Reformat do të bëhen gradualisht, të gjithë do të kenë mundësi të përfshihen në proces

Publikuar

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në pyetjet e gazetarëve në lidhje me komentet për draft konceptin u përgjigj se një pjesë e madhe e opinionit akademik dhe mësimdhënësve qëndrojnë mbrapa draft konceptit për arsimin fillor dhe se në këtë koncept ajo nuk është e vetme. Carovska theksoi se pritet që në vendin tonë kur bëhet fjalë për ndonjë reformë të madhe e cila është e rëndësishme të kemi qëndrime të kundërta.

Të gjitha komentet që kanë qëllime të mirë janë të mirë se ardhura dhe natyrisht ato të cilat janë të përzgjedhura dhe janë me vend do t′i marrim parasysh. Kjo reformë do të thotë cilësi në arsim për të gjithë fëmijët të cilët janë të përfshirë në sistem dhe për ata të cilët do të përfshihen në sistem. Me reformat ecim ngadalë sepse po hyjmë në dy klasë nga e tërë nëntëvjeçarja, përkatësisht nuk po hedhim hapa radikal siç janë bërë më parë, por koncepti gradualisht do të futet deri në klasën e nëntë.

Të gjithë kanë mundësi të shohin dhe të lexojnë dokumentin, as një mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë, do të hyjmë hap pas hapi dhe gradualisht që të garantojmë cilësi dhe për secilin vit të ardhshëm do të mësojmë nga viti paraprakë dhe kështu që të mund të përfshijmë të gjitha palët e interesuara të cilët do të kenë mendim të veçantë.

Ky koncept i të mësuarit përgatitet nga pedagogë, psikolog dhe mësimdhënës, në bazë të së cilëve do të përpilohen programe mësimore ku do të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara. Në programet mësimore për shkencat shoqërore, do të marrin pjesë historianë, sociologë, gjeografë për shkencat natyrore, matematikanë, kimistë, biologë, fizikan” theksoi Carovska.

Carovska theksoi se është mirë të ekzistojnë qëndrime të kundërta, komente dhe propozime të cilat janë konstruktive në lidhje me konceptin e propozuar, mirëpo jo edhe refuzim të të njëjtës.
Refuzim do të thotë se njëkohësisht do të ofrohet koncept krejtësisht i ri. Ky koncept është ndërkombëtar dhe nuk është diçka që nuk ndodhë nëpër botë dhe ne si shtet po e prezantojmë për herë të parë. Mos të harrojmë se në vendet ku zbatohet kjo mënyrë e të mësuarit ata kanë rezultate më të larta në testet ndërkombëtare, janë lartë në shkallën e njohurive dhe kanë produktivitet tek qytetarët e tyre” theksoi ministrja.

.

Maqedoni1 minute ago

Të gjithë nën “Furtunën” antidrogë në Kumanovë: 11 javë mjaftuan për shkrirjen e njësisë!

Shqipëri31 minutes ago

Toni Gogu: Paga e gjyqtarëve kalon vetëm nga dera e ligjit, Kuvendi mbron çdo qindarkë të qytetarëve

Sport51 minutes ago

Admir Latifi, talenti nga Saraji firmos kontratë profesionale me NK Osijek deri në vitin 2029

Kosovë1 hour ago

Selimi: Kurrë nuk mund të dënohet UÇK-ja, është pasuria e këtij populli

Kosovë2 hours ago

Avokati i Popullit pas vendimit në Hagë: Padrejtësia ka ndodhur, drejtësia duhet të rivendoset në Apel

Lajme2 hours ago

Azizi: Me Jakup Huseinin në krye, Bërvenica do t’i bashkohet komunave të Pollogut që po ecin përpara

Kosovë3 hours ago

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Maqedoni3 hours ago

Zvarritja 11-vjeçare: Projekti i autostradës Kërçovë – Ohër vazhdon të mbetet i papërfunduar pas më shumë se një dekade nga nisja e punimeve.

Lajme3 hours ago

Mexhiti dhe Azizi, shuajnë zërat për përçarje brenda VLEN, shfaqen së bashku në Çellopek

Maqedoni3 hours ago

Zgjidhje për pjesën më të vështirë të autostradës! Botuni do të stabilizohet me konstruksion të ri

Lajme3 hours ago

Dënimi i krerëve të UÇK-së, BDI i reagon partive maqedonase: Drejtësia nuk mbrohet me standarde të dyfishta

Shqipëri3 hours ago

“730 komente që flisnin për varje dhe pushkatim!”- Deputetja Luarasi flet për videon e sulmit verbal: U përndoqa nga një grup që më ngjanin me pionerët e Enverit

NA NDIQ NË FACEBOOK