Connect with us

Lajme

Bushati tregon hapur pakënaqësinë: Misioni im me PS në Shkodër është mbyllur përfundimisht

Publikuar

me

Ditmir Bushati ka folur në “Real Story” në News24 për largimin e tij si drejtues politik i PS në qarkun e Shkodrës duke e parë në proporcion me zgjedhjet e ardhshme.

Bushati tha se nuk ka qenë i kënaqur nga ai vendim, duke e cilësuar të padrejtë por se misionin me PS në Shkodër e ka të përfunduar.

Ai theksoi se sot ka një realitet të ri në Shkodër.

“Shkodra për mua është më shumë se sa përfaqësim, është emocion, për shkak të origjinës, për shkak të traditës familjare. Kur kryesia e PS më ka deleguar që të jem drejtues politik për Shkodrën në 2016 jam përpjekur bashkë me ekipin të bëj më të mirën. Mund të them me krenari që rezultati në 2017 në Shkodër është rezultati më i mirë që ka marrë PS në Shkodër në 30 vite. E dini të gjithë trajektoren time në Shkodër, i kam bërë dhe publike jo vetëm brenda PS. E kam pasur të vështirë të gëlltis bashkëpunimin me elementë që për mua janë të papërshtatshëm për të qenë në skenën politike. Unë flas për fenomene. Në korrikun e vitit të kaluar në asamblenë kombëtare kryetari i partisë deklaroi largimin tim nga drejtimi i qarkut në Shkodër dhe nga ai moment kam vazhduar t’i mbaj lidhjet me njerëzit siç i mbaj dhe me zonën ku jemi këtu, sepse kam qenë deputet për dy mandate. Besoj se e kam të përfunduar misionin me PS në Shkodër, kam respektuar këtë vendim. Natyrisht, nuk kam qenë i kënaqur me nga ky vendim, mendoj që ka qenë një vendim i padrejtë. Sot kemi një realitet të ri në Shkodër, ka një drejtues që është Ilir Beqja, gjithashtu me të cilin kam bërë një rrugë të gjatë në politikë, i uroj sukses për PS për ekipin atje. Sa i përket ku do jemi, si do jem. Unë vij nga shoqëria civile. Jam përpjekur për t’i trajtuar disa shqetësime të miat që i kam hasur në aktivitetin tim në PS”, deklaroi Bushati./NOA/

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com