Connect with us

Lajme

Britania e Madhe jashtë BE: Çfarë ndryshon nga sot për britanikët?

Publikuar

më

Nga mesnata, pasi nuk janë më shtetas të Bashkimit Evropian, britanikët do duhet të kontrollojnë pasaportat të cilat do duhet të jenë të vlefshme, jo më pak se gjashtë muaj, dhe të jenë lëshuara jo më shumë se përpara dhjetë vjetësh, pasi përndryshe nuk do mund të udhëtojnë dot në vendet e BE.

Britanikëve do mund tu kërkohet edhe bileta e kthimit apo dhe sa fonde kanë për qëndrimin në Evropë në pikat e kalimit kufitar, ku do rreshtohen në radhë të shtetasve jo-anëtare të BE-së.

Nëse britaniket do duhet të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në një vend të BE do duhet të aplikojnë për vizë dhe leje të vecantë qëndrimi. Për këdo që planifikon të udhëtojë në vendet e Bashkimit Evropian, do duhet të kenë siguracion të veçantë udhëtimi dhe shëndetësisë.

Për të udhëtuar përmes vendeve te BE me makinë do u duhet një “green card “ qe tregon se janë të siguruar të udhëtojnë nga 1 janari dhe ato duhen blerë gjashtë jave para udhëtimit.

Të 27 vendet e BE kanë rënë dakord të njohin patentat britanike pa qene nevoja për leje ndërkombëtare udhëtimi.

Nga mesnata e kaluar, garancia për shërbimin roaming pa pagese përfundon, ndërkohë abonentët me kontrate te disa kompanive telefonie si EE , Vodafone, Three , O2, nuk do paguajnë kur të përdorin celularët në vendet e BE.

Nga 1 janari, sistemi me pike për emigracionin hyn ne fuqi, ku edhe shtetasit e BE do trajtohen njësoj si esktra komunitarët dhe do duhet të aplikojnë për vizë nëse do duan të jetojnë, punojnë ose studiojnë në Britani, me përjashtim të shtetasve nga Republika e Irlandës.

Evropianeve nuk u duhet vizë britanike nëse duan të qëndrojnë deri në gjashtë muaj. Për ata shtetas të BE që janë duke jetuar në Britani duhet të aplikojnë për të vazhduar të qëndrojnë me tej ne Britani pas mesnatës në baze të skemës për statusin e mëtejshem të qëndimit. Ky është realiteti i daljes nga BE ku jo pak veta nuk i kane ditur këto ne detaje kur votuan për daljen nga Bashkimi Evropian ne referendumin për Brexit-in ne 2016.

.

Shqipëri53 minutes ago

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

SKENA2 hours ago

Shkëputja e papritur mes Shëndrit Lumi dhe Gresa Gashi

Lajme2 hours ago

Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi

Shqipëri4 hours ago

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

Lajme5 hours ago

Isni Kilaj rrëfen momentet e arrestimit: Rreth orës 04:00-05:00 të mëngjesit, një numër i madh policësh dhe hetuesish trokitën në derë

Shqipëri7 hours ago

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Lajme8 hours ago

Përgatituni për nesër: Ja deri në sa minus ulen temperaturat

Maqedoni9 hours ago

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: Çështja e jurisprudencës të shqyrtohet nga ekspertët evropianë

Shqipëri9 hours ago

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Maqedoni10 hours ago

Shujta studentore mbetet 140 denarë, tri padi në Gjykatën Administrative

Maqedoni10 hours ago

Ademi: Shasivari si “Filkov i dytë” – në qeveri ka konkurrencë për Rahman Morinën!

Lajme11 hours ago

“Trutë në tokë kom me ja qitë”, zbulohen sms-at e Nurijes dhe Dritonit për dëshmitaret

NA NDIQ NË FACEBOOK